Daut Demaku, “burdushi mediatik” që i ofendoi gjithë shqiptarët

Mos i humb

Shqiptarët janë egoistë primitiv dhe shërbëtorë, Turqia i ka vra intelektualët shqiptarë! Këto janë dy konstatimet kryesore të Daut Demakut që i thotë botërisht në një emision televiziv në Kosovë.

Sigurisht se nuk do të isha marrë kaq seriozisht me këtë njeri kaq joserioz, po mos t’i jepej kaq shumë hapësirë në mediume serioze, ku, vazhdimisht po manipulon me shikuesit, dhe atë, duke shpërfaqur injorancën e tij edhe në përmasa mega qesharake.

Kështu, Daut Demaku, në stilin e një paranojaku i cili definitivsht ka dalë jashtë kallëpëve të normales, para tri ditësh ka ofenduar popullin turk dhe Turqinë. Në mënyrën më të ulët. Ai ka thënë se Turqia ka vra e likuiduar koka shqiptare, sidomos intelektualët. Dhe, çka është më e keqja, ai, duke mos u ndalë me kaq,  ka ofenduar keq edhe gjithë shqiptarët duke thënë se ata kanë qenë dhe janë egoistë primitiv dhe se për 600 vjet kanë qenë shërbëtorë të të huajve, por jo vetvetja.

Sipas Demakut, këtij “inspiruesi i shqiptarisë që na paskësh sjellë një frymë të re të të menduarit (!)”, siç po e quajnë disa, por sigurisht me hajgare, vetëm Gjergj Kastrioti – Skënderbeu i paskësh shërbyer vetes, ndërsa të gjithë shqiptarët tjerë paskan qenë shërbëtorë të pushtuesve.

Çfarë konstatimi është ky!? Përse ‘burdushët’ kanë marrë dhenë kaq shumë ne vendin tonë?

A di kush përse Duat trimi e ofendon kaq ulët kombin shqiptar? A ka kush e ndalë njeriun  i cili i quan shqiptarët shërbëtorë dhe egoistë primitiv? A ka kush e këshillon Daut Demakun?

Si është e mundur të mos e ketë marrë vesh Dauti se njerëzit e këtij vendi e njohin për manipulator e për mashtrues. Si është e mundur të mos e dijë ky njeri se ai po mashtron fillimisht vetveten teksa mendon se po përhapka ide pozitive. Se po po qetësoka zemra. Se po shëroka të traumatizuarit?

Çka janë këta njerëz që kaq ulët përdorin mediet për promovime të ideve ntikombëtare dhe që bien ndesh me interesat tona nacionale?

Gjithsesi, pyetja kryesore është, ‘kush po e nxitë këtë ‘gjeni’ të kombit e kush po i rri pas, se për të tjerat pyetje ka përgjigje?

Dhe, për ta treguar gjendjen e tij patologjike me manifestime skizofrene, ai, urrejtjen e vetë ndaj popullit turk dhe ndaj shqiptarëve të cilët i ofendon duke u thënë primitivë e shërbëtorë, në fillim thotë se ne paskëshim qenë superfuqi me territor, por, më pastaj, Rusia dhe Turqia na paskan marrë tokat. Ndërsa kjo e dyta, Turqia, për dallim nga Rusia e Serbia, edhe paska eliminuar kokat e ndritura të kombit shqiptar.

A i di me emra e mbiemra ky njeri se kënd nga kokat shqiptare i vrau Turqia, numrin e tyre, vendet ku janë vra, vendet ku janë varrosur. Apo, ku janë hedh në det ata të vrarë, dhe, në cilën kohë? Përndryshe, unë mund t’i flas me emra, me data, me vende dhe me numra për sasinë dhe cilësinë e intelektualëve shqiptarë që janë krijuar në Perandorinë Osmane e në Turqi. Mund t’i flas me ‘sahat’ të tërë për kuadrot që janë shkolluar dje dhe që shkollohen sot në Turqi. Mund të flas për shifrat sa ka ndihmuar Turqia vendin tonë dhe gjithë shqiptarët. Mund të flas për numrin dhe emrat e politikanëve turq me prejardhje shqiptare që arritën deri tek pozita e presidentit të Turqisë. Mund t’i flas me emra e me mbiemra për 29 kryeministrat shqiptar që ishin në Perandorinë Osmane. Mund të flas për gjeneralë, për akademikë, për afaristë e për artistë të mëdhenj që arritën kulmin e suksesit, bash në Turqi. Mund të flas gjithashtu edhe për emrat e librave, gazetave, kongreseve që i ka financuar Turqia për të mirën e shqiptarëve.

Unë i di të gjitha këto me emra e me mbiemra e me data!

Po Daut Demaku që na ofendon kaq rëndë e na quan shërbëtorë dhe egoistë primitiv, pse shpif kaq rëndë për shqiptarët dhe pse gënjen kaq ulët për Turqinë?

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit