Debatet mbi ndërtimin e kanalit të Stambollit

Mos i humb

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan po planifikon atë që po quhet ‘projekti i dekadës’, një kanal gjigant që lidh Detin Marmara të Turqisë me Detin e Zi. Kanali do të sigurojë një dalje alternative për në Bosfor, një nga rrugët ujore më të ngarkuara në botë, i cili ndan Stambollin në dy pjesë. Projekti ka ngjallur debate brenda dhe jashtë vendit.

Rruga ujore e fuqishme e Bosforit që kalon në mes të Stambollit është në qendër të një beteje gjithnjë e më të ashpër.

Njerëzit në Stamboll qëndruan për orë të tëra në radhë nën shiun e ngrirë për të nënshkruar kohët e fundit një peticion kundër planit të Presidentit Rexhep Tajip Erdogan për të ndërtuar një kanal të madh pranë Stambollit si një rrugë alternative për në det.

“Kanali i Stambollit nënkupton shkatërrimin e historisë 8000 vjeçare të Stambollit. Ai do të eliminojë të gjitha burimet natyrore të qytetit dhe digat tashmë ekzistuese. Shuma e madhe e parave mund të shpenzohen më mirë në ekonomi, në arsim dhe tek të papunët”, thotë Suna Ustun banore e Stambollit.

Por Presidenti Erdogan thotë se projekti është shumë i nevojshëm.

“Bosfori i Stambollit është nën kërcënim të vazhdueshëm nga aksidentet, është edhe kërcënim i veçantë politik për traktatin e Monrosë”, tha zoti Erdogan.

Konventa e Monrosë rregullon kalimin e anijeve përmes Bosforit.

Sipas projektit 12 miliardë dollarësh, përgjatë kanalit të madh në nivelin e detit, që do të sigurojë një rrugë alternative për anijet, do të ndërtohen edhe qytete dhe zona të reja.

Bosfori është një nga rrugët ujore më të ngarkuara në botë, i përdorur nga anijet e mëdha çisternë, që mbartin ngarkesat e tyre të rrezikshme vetëm pak metra larg bregut.

Aksidentet janë të pashmangshme dhe mbështetësit e kanalit argumentojnë se kërcënimi po rritet me kërkesat në rritje në ngushticë.

Gjatë një aksidenti me çisternë në vitin 1979, pati humbje jete dhe në ngushticë u derdh 100,000 ton naftë duke ndotur detin. Një aksident i tillë mund të ndodhë në çdo moment për shkak të trafikut të dendur dhe për shkak të këndit të ngushtë të kthesave, gjë që vështirësohet edhe nga erërat dhe rrymat në të dyja anët”, thotë Mustafa Ilicali, profesor në Universitetin Tregtar të Stambollit.

Megjithatë, ambientalistët paralajmërojnë se ndërtimi i një kanali mund të shkatërrojë furnizimin me ujë dhe sistemin ekologjik rajonal kur kanali të lidhë dy dete me nivele të ndryshme kripe.

Moska gjithashtu është e shqetësuar. Sipas kushteve të Konventës 80-vjeçare të Monrosë anijet luftarake hyjnë në Detin e Zi nëpër ngushticën e Bosforit.

Por këto kufizime mund të mos zbatohen për anijet luftarake.

“Konventa e Monrosë është e një rëndësie të madhe për Rusinë. Amerikanët ndjehen të shqetësuar për Konventën, sepse ata kanë qasje të kufizuar në Detin e Zi, për shkak të tonazhit të kufizuar që secili vend mund të ketë në Detin e Zi, 30,000 tonë kapacitet vetëm për një periudhë 21-ditore”, thotë Mithat Rende, ish ambasador i Turqisë.

Këto armë të vjetra detare mbi Bosfor janë një kujtesë e shumë betejave ndër shekuj për ta kontrolluar atë.

Një betejë e re mund të ndodhë përsëri.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit