Situata e Covid në Indi, Delhi nuk ka vend as për të djegur trupat e pajetë

Mos i humb

Policia në kryeqytetin e Indisë Delhi u ka kërkuar autoriteteve lokale të gjejnë më shumë site për krematoriumet e Covid-19.

Gjithashtu, kishte edhe 3500 vdekje, ku vetëm në Delhi janë regjistruar rreth 400 viktima.

Përhapja e pashembullt e virusit, e cila besohet të jetë shkaktuar nga variantet më ngjitëse të tij dhe masat jo shumë të rrepta, i ka stërngarkuar spitalet, duke krijuar mungesë të madhe të shtretërve, oksigjenit mjekësor dhe ilaçeve në qytetet kryesore.

Rrjetet sociale janë të mbushura me lutje nga njerëz me familjarë të sëmurë por që nuk janë pranuar në spitale.

Spitalet kanë paralajmëruar se nuk mund t’u bëjnë ballë kërkesave për kujdes mjekësor, ndërsa disa prej tyre kanë njoftuar se kanë rezerva të oksigjenit vetëm edhe për disa orë.

Në rajonin Maharashtra, së paku 24 pacientë me Covid-19 vdiqën të mërkurën e kaluar, kur oksigjeni në ventilatorë u mbaroi për shkak të një rrjedhjeje.

Ky rajon i ashpërsoi masat e izolimit, duke e kufizuar në masë të madhe udhëtimin me vetura private, ndërsa trenat mund t’i përdorin vetëm punëtorët shëndetësorë dhe qeveritarë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit