Debati për kohën e diskutimeve/ Një orë përplasje në Kuvend, PS tërhiqet në fund

Mos i humb

Seanca plenare e kësaj të enjte nisi me debate të forta mes kreut të PD-së, Sali Berisha dhe mazhorancës.

Teksa kryetarja e parlamentit. Lindita Nikolla i ndërpreu fjalën, duke i fikur mikrofonin Berisha hapi video live në Facebook nga foltorja e Kuvendit.

Berisha tha se ka të drejtë të flasë, duke thënë se nuk ka ndërmend të largohet nga foltorja.

“Nuk do të iki, do të qëndroj këtu non stop”, tha Berisha.

Berisha akuzoi kreun e grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla për vrasje me porosi. Berisha e akuzoi për vrasjen e avokatit Ravit Gurra.

“Balla është  një porositës i vrasjeve në Elbasan. Ai është një porositës vrasjesh. Ai nuk ka vend në parlament.

Shko përgjigju dëshmive për vrasje. Shpirti i avokati Ravik Gurra kërkon drejtësi dhe ti je i akuzuar se ke porositur vrasjen e tij. Ne jemi të zotuar të mbrojmë të drejtat tona.

Nuk mundet një i akuzuar për vrasje, Si të duket ty akuza se ka porritur vrasjen e Gurrës. Çfarë ju duket juve kjo. Të drejtat e opozitës do respektohen.

Mbyllen gojën s epo flas unë. Shkon në prokurori se je akuzuar për vrasje. Ke porositur vrasjen e Ravik Gurrës. Shko jep dëshmi. Mos përdor imunitetin diplomatik.

Ka frikë nga fjala. Ky është burracak, është zhytyr  në vjedhje në çdo qelizë të rij. ,Ke fshirë regjistrimet dhe prokurori që ka fshirë regjistrimet e ke ngritur në detyrë.”, tha Berisha.

Një ditë më parë 18 deputetë të opozitës i dorëzuan  Kuvendit kërkesën për heqjen e kufizimizimit të të drejtës së deputetëve për të folur në maksimumin e kohës prej 10 minutash, për një nga çështjet më të rëndësishme dhe vjedhjes më të madhe qeveritare, Portit të Durrësit.

Në kërkesë thuhet se është i nevojshëm një debat të i plotë publik duke i mundësuar çdo deputeti të shprehet në lidhje me këtë çështje të një rëndësie kombëtare.

Deputetë i kërkuan  Kuvendit ndryshimin e rendit të ditës së seancës plenare

Tërhiqet maxhoranca dhe rishikon kohën për deputetët e opozitës. Pas debatit të fortë, ku deputetët e opozitës kërkuan të drejtën për të folur gjatë seancës për çdo pikë të rendit të ditës, kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla kërkoi 5 minuta pushim për të marrë një vendim.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit