Dëbora paralizon sërish transportin në jugun e Gjermanisë

Mos i humb

Rreshjet e mëdha të dëborës sërish kanë shkaktuar probleme me transportin hekurudhor në Gjermaninë jugore.

Ngricat dhe prania e akullit në rrugë shkaktoi kaos në Bavari dhe veçanërisht në Mynih. Shërbimi i tramvajit dhe metrove u ndërpre në të gjitha rrugët.

Në periferi të Frankfurtit të Kelkheim, bora shkaktoi disa aksidente rrugore ku një kamion u përmbys, ndërsa autoritet u vendosën në dispozicion për të hapur rrugën. Mediat lokale raportuan për të tjera aksidente në disa zona të Gjermanisë jugore.

Mali Grosser Feldberg, një destinacion popullor për skiatorët, ishte mjaft i populluar nga njerëzit të cilët shfrytëzuan dëborën për të kaluar një ditë ndryshe.

Stuhia e dëborës ka përfshirë gjithashtu edhe Alpet në veri dhe në disa pjesë të Evropës Lindore.

Bora ka prekur edhe Cumbria, në Anglinë veriperëndimore, ku dhjetra automjete u bllokuan në disa akse rrugore për shkak të ngricave ndërsa mbi 13 mijë banorë kanë mbetur pa energji. Ndërkaq moti i keq vazhdon të jetë protagonist i këtyre ditëve të para të Dhjetorit në shumë rajone të Italisë, ku Mbrojtja Civile ka lëshuar një alarm të verdhë për shira të fuqishëm në rajonet jugore dhe qëndrore.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit