Dekani i Fakultetit të Sigurisë dhe Hetimit, Prof.Dok. Ilirjan Mandro emërohet Rektor i Akademisë së Sigurisë.

Mos i humb

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Gledis Nano prezantoi ditën e sotme, Rektorin e ri të Akademisë së Sigurisë Prof/Dok Ilirjan Mandro.foto galeri

Gjatë fjalës së tij Drejtor Nano vlerësoi punën, angazhimin dhe profesionalizmin e ish-Rektorit të Akademisë së Sigurisë, Bilbil Memaj, i cili tashmë është emëruar Këshilltar në Kabinetin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.foto galeri Nano theksoi se Akademia e Sigurisë kishte nevojë për një impuls të ri dhe në këtë kuadër zgjedhja e ish-dekanit të Fakultetit të Hetimit dhe Sigurisë Ilirjan Mandro, në krye të Akademisë së Sigurisë, do të çojë me tej projektet e nisura nga vetë Akademia dhe nga Policia e Shtetit, për ta fuqizuar më tej këtë institucion shumë të rëndësishëm, jo vetëm për Policinë e Shtetit, por për të gjitha institucionet që garantojnë siguri në vend.

foto galeri

foto galeri

foto galeri

 

 

Më tej Nano ka vlerësuar integritetin, përgatitjen profesionale dhe përkushtimin që mbart profesor Mandro, dhe i ka vendosur në mënyrë simbolike gradën drejtues i lartë.foto galeri

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano ka kërkuar nga të gjithë të pranishmit që, së bashku me Rektorin e ri të Akademisë së Sigurisë, të punojnë me përkushtim, ndershmëri dhe profesionalizëm në edukimin e brezave të ardhshëm të Policisë, pasi Akademia e Sigurisë është institucioni me i rëndësishëm që shkollon dhe trajnon brezat, jo vetëm të Policisë së Shtetit, por edhe të shumë institucioneve të tjera në vend.foto galeri

Gjatë fjalës së tij Bilbil Memaj ka falënderuar Drejtorin e Përgjithshëm për vlerësimin dhe i ka uruar Rektorit të ri suksese në detyrë.foto galeri

Ilirjan Mandro ka siguruar Drejtorin Nano se besimin e tij për ta emëruar në këtë detyrë, do ta përmbushë më përkushtim e ndershmëri dhe përmes një filozofie të re për ta çuar në një stad tjetër Akademinë e Sigurisë, në interes të së mirës së përgjithshme.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit