Deklarata e fortë e Bardhit: Kriteret për gradat te FA? Kush firmos për oligarkët

Mos i humb

“I vetmi kriter për të bërë karrierë në forcat e armatosura është firma për të tjetërsuar pronat.”. Kështu deklaroi kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi.

Ky i fundit gjatë fjalës së tij te Komisioni i Ligjeve “Për karrierën ushtarake në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, tha se ata që kanë firmosur për oligarkët, janë bërë gjeneralë.

“I vetmi kriter për të bërë karrierë në forcat e armatosura është firma për të tjetërsuar pronat. Ata që firmosen për oligarkët i bëtë gjeneral e një prej tyre e çuat në presidencë.

Ne do ta votojmë kundër këtë ligj, sepse nuk garanton që ata të cilët kanë bërë karrierë me ndershmëri.

E vetmi kriter për karrierë ne Forcat e Armatosura, ka qene vetëm firmosja e ndonjë prone për oligarkët.

E kemi parë ca ka ndodhur, gradat dhe pozicionet i kanë marrë ata që kanë firmosur prona i keni bërë gjeneralë e ndonjë prej tyre e keni çuar edhe në Presidencë.

Pra, ky ligj vetëm për këtë behet

Ne nuk mund të rrimë pa shprehur shqetësimin, kur shikojmë se në zonat e forcave të armatosura mbillen sipërfaqe të tëra me lende narkotike.

Vlerësojmë çdo oficer karriere, çdo person që ka kontribuua, por s’mund të heshtim për politizimin që keni bërë”

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit