Deklarata e Ramës në Forumin Ekonomik, Basha: Biznesi i tij personal me oligarkët, i vetmi që është fuqizuar

Mos i humb

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i është përgjigjur sot kryeministrit Edi Rama, pas deklaratave të këtij sa i takon sektorit të ekonomisë në Forumin Ekonomik të Tiranës. Përmes një postimi në ‘Twitter’ Basha thekson se i vetmi që është fuqizuar, është biznesi i tij persona me të inkriminuarit dhe oligarkët.

Teksa qëndron në linjën e akuzave lideri demokrat shton se çdo biznes tjetër është nëpërkëmbur.

“Edi Rama ka fuqizuar vetëm një biznes në Shqipëri. Biznesin e tij personal me të inkriminuar dhe oligarkë. Çdo biznes tjetër në Shqipëri është nëpërkëmbur dhe goditur nga qeverisja e Edi Ramës në shërbim ndaj oligarkëve të tij.”, shkruan Basha.

F816d5d4 04c5 40e7 B882 7e471e74d09d

(BalkanWeb)

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit