Deklarata e Ramës për liderët e Kosovës, reagon Basha: Akt i denjë vetëm për një peng të antishqiptarizmit

Mos i humb

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar për deklaratat e kryeministrit Edi Rama kundrejt politikanëve në Kosovë. Lideri i opozitës gjuhën e Ramës e cilëson si një akt rrugaçëror dhe të papranueshëm. Më tej, kryedemokrati Basha shprehet se “Kosova është shtet i pavarur dhe Shqipëria ka detyrimin të promovojë dhe respektojë pavarësinë dhe institucionet e saj”

Postimi i Bashës:
“Dënoj sulmin rrugaçëror të Edi Ramës kundër liderëve politikë të Kosovës dhe shpreh ndjesë në emër të çdo shqiptari për këtë akt të papranueshëm! Gjuha e urrejtjes ndaj institucioneve të Kosovës është akt i denjë vetëm për një peng të antishqiptarizmit si Edi Rama! Kosova është shtet i pavarur dhe Shqipëria ka detyrimin të promovojë dhe respektojë pavarësinë e Kosovës dhe institucionet e saj. Koha e vasalitetit të autokratit të korruptuar të Tiranës ndaj armiqve dhe kundërshtarëve të pavarësisë së Kosovës do të marrë fund shumë shpejt!”-shkruaqn Basha në “Twitter”.

Sipas kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajt, takimi i Ramës me përfaqësuesit e tre vendeve të rajonit në Tiranë kishte për qëllim heqjen e taksës së Kosovës mbi mallrat serbe.

Pas Samitit të tretë të “Minishengenit Ballkanit”, kryeministri Rama iu përgjigj Haradinajt duke e etiketuar atë si “gënjeshtar”.

“Ndërhyrje prej të padituri klasik që merret llokum dhe paraqitet mediatikisht. Si bëhet kjo, në çfarë forme bëhet? Nuk ka asnjë nyje detyruese kjo marrëveshje, Haradinaj është një gënjeshtar që gënjen sërish, nuk di nëse e bën nga padija, por se është gënjeshtar, pasi këtu nuk ka asnjë kusht apo detyrim.”-theksoi Rama.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit