Deklaratat e Berishës për presidentin e ri/ Alibeaj: Kjo çështje do diskutohet në vijim! Qëndrimet personale të personave që nuk janë pjesë e grupit, nuk përfshihen në vendimmarrje

Mos i humb

Kreu i Grupi parlamentar i PD, Enkelejd në një reagim në Facebook ka sqaruar deklaratat e ish-kryeministrit Sali Berisha në Shkodër, për çështjen e kandidaturës për president të ri.

Grupi i PD bën me dije se Partia Demokratike, nuk ka nisur ende asnjë diskutim lidhur me këtë çështje dhe se qëndrimet personale të atyre që nuk janë pjesë e grupit parlamentar të PD nuk kanë asnjë lidhje me vendimmarrjen e grupit.

Statusi:

Sqarim për mediat!

Grupi parlamentar i PD nuk ka nisur ende asnjë diskutim për sa i përket cështjes së presidentit të Republikës. Në ditët në vijim, për shkak se mund të jetë ne axhendën parlamentare, do të diskutohet me anëtarët e grupit për këtë cështje. Qendrimet personale të askujt, aq më tepër të atyre që nuk janë pjesë e grupit parlamentar të PD nuk kanë kurrëfarë lidhje me qendrimin dhe vendimarrjen e grupit parlamentar. Ata që flasin sot për këtë cështje, në fakt, me ndryshimet kushtetuese të 2008, ia kanë mundësuar Edi Ramës ta zgjedhë, thjesht me vetëm votat e tij presidentin e vendit

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit