“Deklaratat e vendeve tjera për Mesdheun Lindor janë të pavend”

Mos i humb

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, lidhur me çështjen e Qipros dhe Mesdheut Lindor tha se “deklaratat e vendeve të tjera përveç vendeve garantuese janë plotësisht të pavend”.

Çavuşoğlu në një konferencë për media në Ministrinë e Jashtme foli në lidhje me çështjet rreth aktiviteteve të shpimit që Turqia po zhvillon në shelfin e saj kontinental.

“Asnjë vend apo institucion ndërkombëtar nuk ka të drejtë të komentojë për këtë çështje. Vetëm Turqia vendos se çfarë dëshiron të bëjë apo se çfarë mund të bëhet për këtë çështje”, tha Çavuşoğlu.

Pasi theksoi se gjithmonë kanë hedhur hapat në përputhje me ligjin ndërkombëtar për çështjen në fjalë, Çavuşoğlu tha se, “Ashtu sikurse deri më sot, Turqia edhe më tej do të vazhdojë punimet e saj të shpimit në shelfin e saj kontinental. Më parë kemi zhvilluar punime për kërkime sizmike me anijen Barbaros Hayrettin Paşa. Ndërsa tani pas anijes Fatih në rajon është dërguar edhe anija Yavuz e cila do të kryej punime të shpimit në këtë rajon”.

“Deklaratat e vendeve të tjera përveç vendeve garantuese janë plotësisht të pavend”, tha ministri turk lidhur me çështjen e Qipros dhe Mesdheut Lindor.

“Ose pasuritë ndahen në mënyrë të barabartë dhe gjendet zgjidhje e përbashkët ose ne si Turqi do të vazhdojmë të mbrojmë të drejtat e Republikës Turke të Qipros Veriore”, nënvizoi Çavuşoğlu, duke shtuar se “hapi i ndërmarrë nga Bashkimi Evropian ndaj nesh nuk do të ndihmojë, do të kthehet përsëri mbrapsht”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit