Ulet parashikimi i rritjes ekonomike të Gjermanisë për vitin 2020

Mos i humb

Komisioni Evropian ka vendosur të ul parashikimin e rritjes ekonomike të Gjermanisë për vitin 2020, ndërsa ka vendosur që të mos e ndryshojë për këtë vit, thotë raporti i Parashikimeve Ekonomike për vitin 2019.

Sipas kësaj, Komisioni Evropian rritjen e Gjermanisë për vitin 2019 e ka mbajtur në 0,5 për qind, ndërsa pritjen për vitin 2020 e ka zbritur prej 1,5 për qind në 1,4 për qind.

Parashikimi i rritjes për eurozonë këtë vit është 1,2 për qind, ndërsa për vitin 2020 është zbritur prej 1,5 për qind në 1,4 për qind.

Në raport thuhet se ka disa paqartësi në ekonominë e Evropës, duke u theksuar se rishikimi është bërë për arsye të brishtësive ekonomike dhe paqartësive politike.

Ndërkohë, Instituti gjerman i Hulumtimeve Ekonomike (Ifo) parashikon që ekonomia gjermane e cila në tremujorin e parë të këtij viti u rrit për 0,4 për qind, në tremujorin e fundit do të zvogëlohet 0,1 për qind.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit