Dekretimi nga presidenti Meta i anëtarit të 13 në Gjykatën e Lartë, ambasadorja Yuri Kim: Hap i madh për reformën në drejtësi

Mos i humb

Pasi Presidenti Ilir Meta dekretoi sot gjyqtarin Sokol Ngresi si anëtar të Gjykatës së Lartë, vjen reagimi nga Ambasadorja Yuri Kim.

Sipas Yuri Kim, tashmë Gjykata e Lartë është në gjendje të kryejë të gjitha funksionet, të shqyrtojë më shumë çështje dhe amendime të çështjeve ligjore në mënyrë racionale.

“Hap i madh përpara për reformën në drejtësi: Gjyqtari i 13-të i Gjykatës së Lartë u dekretua sot, duke i dhënë mundësi dhomave të bashkuara të arrijnë përfundimisht kuorumin pas 5 vitesh.

Kjo do të thotë se Gjykata e Lartë tani është në gjendje të kryejë të gjitha funksionet, të shqyrtojë më shumë çështje dhe amendime të çështjeve ligjore në mënyrë racionale.

Ky hap i madh është falë bashkëpunimit të mirë mes institucioneve të drejtësisë dhe Presidencës.

Shpresojmë që kjo të vazhdojë. Reforma në drejtësi nuk ka qenë e lehtë, e shpejtë apo e përsosur, por përfundimisht po ecën përpara dhe po prodhon rezultate reale”, shkruan Yuri Kim.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit