
Është zbardhur ekspertiza e atentatit në Peqin, ku mbeti i vdekur Andi Zylyfi. Viktima është qëlluar me 27 plumba dhe në momentin që është qëlluar ka qenë në lokal.
26-vjeçari Andi Zylyfi u vra një natë më parë me breshëri plumbash në afërsi të fshatit Përparim në Peqin.
Gjithashtu i plagosur mbeti shoku i tij, Ardit Uruçi, i cili mori një plumb në kokë dhe disa në këmbë. 23-vjeçari është transportuar në spitalin e Traumës ku edhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.


