Del për të peshkuar në liqen, zhduket 58-vjeçari

Mos i humb

Një 58-vjeçar banues në fshatin Memëlisht-Pogradec, ka dalë për të peshkuar në liqen dhe nuk është kthyer në banesë.

Familjarët kanë humbur kontaktet me peshkatarin D.M, i cili kishte dalë me varkë, prej orëve të para të mëngjesit. Familjarët kanë denoncuar rastin në polici, ndërsa mjetet e policisë kufitare, janë venë në kërkim të personit qe rezulton i humbur.

Deri tani kërkimet nuk kanë dhënë rezultat. Policia kufitare ka njoftuar edhe palën maqedonase, pasi dyshohet se varka mund te jetë shtyrë nga dallgët në pjesën tjetër të liqenit të Ohrit./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit