Delawie mbështet deklaratën e Veselit për Gjykatën Speciale

Mos i humb

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Greg Delawie ka mirëpritur deklaratën publike të kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli lidhur me Gjykatën Speciale.

Veseli ka thënë se Gjykata Speciale do të formohet dhe se shteti kosovar nuk ka fuqi ta ndalojë shfuqizimin e saj.

Delawie në një postim në Twitter tha se mbështet këtë qëndrim të Veselit dhe zyrtarëve të tjerë që janë pro formimit të Gjykatës Speciale.

“E mirëpres deklaratën publike nga kryeparlamentari Veseli dhe figurat tjera udhëheqëse të politikës, të cilët kanë përkrahje ndaj Gjykatës Speciale”, shkruan diplomati amerikan. /Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit