Parlamenti izraelit miraton ligjin që kufizon tregtinë e Sabbath-it

Mos i humb

Parlamenti izraelit (Knesset) ka miratuar një legjislacion të diskutueshëm që kufizon tregtinë ndaj Sabbath-it hebre/

I kaluar nga 58-57 vota, ligji lejon që Ministria e Brendshme të anulojë aktet nënligjore komunale që lejojnë bizneset të hapen të shtunave. Lijgi i propozuar nga ministri i Brendshëm, Aryeh Deri, anëtarë i Partisë Shas Ultra-Ortodokse, u miratua pas një debati maratonë në Parlament.

Versioni përfundimtar i projekt-ligjit kërkon që bizneset për të operuar në Sabbath të kërkojnë leje nga Ministria e Brendshme.

Projekt-ligji, megjithatë, përjashton stacionet e naftës, restorantet, kafenetë dhe kinematë nga ndalimi.

Projekt-ligji, poashtu është kritikuar nga partitë sekulare në Izrael.

Udhëheqësi i opozitës, Isak Herzog, tha se ligji “shkakton dëm të rëndë dhe ka qëllime të këqija”.

“Vetëm për shkak se dikush po përpiqet të shpëtojë jetën e tij politike, ai shton shkaqet e konfliktit dhe mosmarrëveshjes”, tha Herzog, duke iu referuar kryeministrit Benjamin Netanyahu.

Dje, Netanyahu i ndëshkoi anëtarët e koalicionit që kërcënuan të votonin kundër projekt-ligjit, duke paralajmëruar se nëse ai nuk do të kalonte, qeveria mund të binte.

Sipas besimeve të tyre fetare, hebrenjve u ndalohet të punojnë të shtunën./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit