Moskë
Delegacionet turke dhe ruse vazhdojnë bisedimet në ditën e dytë në Moskë për të diskutuar mbi situatën në rajonin e deeskalimit në Idlib të Sirisë, (AA).
Në bisedimet që kanë filluar me dyer të mbyllura për median në orën 10:00 sipas kohës lokale në ndërtesën e Ministrisë së Jashtme të Rusisë marrin pjesë zyrtarë ushtarakë dhe nga shërbimet inteligjente.
Delegacioni turk kryesohet nga zv.ministri i Jashtëm turk, Sedat Önal, ndërsa delegacioni rus nga nga zv.ministri i Jashtëm rus, Sergey Vershinin dhe përfaqësuesi i presidentit rus Vladimir Putin për Sirinë, Aleksandr Lavrentyev.
Delegacionet turke dhe ruse gjithashtu zhvilluan bisedime edhe dje në Moskë lidhur me çështjen e Idlibit.
Sipas informacioneve të marra nga burimet diplomatike, në takim delegacioni turk ka vënë theksin për uljen e tensioneve në terren dhe nevojën për parandalimin e përkeqësimit të mëtejshëm të situatës humanitare.
Delegacionet kanë diskutuar për zbatimin e plotë të marrëveshjeve të arritura në Idlib në kuadër të dakordimeve të Soçit si dhe masat që mund të merren për pengimin e shkeljeve.
Për më tepër nga takimi i zhvilluar dje u njoftua se bisedimet mes delegacioneve do të vazhdojnë edhe sot.