Demarkacioni nuk kalon as sot, edhe këta deputetë do i thonë “JO” votimit pro

Mos i humb

Sot në orën 16:00 është caktuar seanca e radhës për miratimin e projektligjit për marrëveshjen për demarkacionin me Malin e Zi, por koalicioni qeverisës ende nuk ka arritur që t’i siguroj votat e mjaftueshme për miratimin e kësaj marrëveshjeje.

Kosova post merr vesh se numri i votave nuk është i mjaftueshëm, madje nuk është në pyetje mungesa e vetëm një votë siq është përfolur pas kalimit të Donika Kadaj Bujupit nga Vetëvendosje në AAK, por më shumë.

Mbrëmë, deputeti i LDK-së, Ramiz Kelmendi i cili u deklarua publikisht se nuk do votoj demarkacionin për arsye se është i kërcenuar familja e tij, ndërsa Kosova Post nga burime të saj ka mësuar se janë edhe dy deputet të komunitetit turk që do të votojnë kundër demarkacionit.

Mbetët të shihet sot pasdite epilogu i kësaj çështje nëse krerët shtetëror arrijn ta bindin Lista Serbe për të votuar demarkacionin apo edhe ndonjë deputet të grupit të pavarur të deputëve edhe pse këta të fundit kanë qendrim kundërshtues sikurse kur ishin në Vetëvendosje.

Për kalimin e demarkacionit nevoiten gjithësej 80 vota./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit