Demarkacioni peng i konsensusit nacional

Mos i humb

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, pas mbledhjes së Kryesisë bëri të ditur se ratifikimi i demarkacionit është shtyer për një mbledhje tjetër në mënyrë që të gjendet konsensus nacional.

“Çështja e demarkacionit është interes i subjektivitetit ndërkombëtar të shtetësisë së Kosovës përkrah BE-së dhe është një mesazh i qartë në drejtimin që do të ecë Kosova. Ka nevojë për një koncenus të gjerë nacional. Nuk është vetëm për liberalizimin e vizave por edhe një drejtim pozitiv i partneritetit të vendeve të NATO-s”. “Patëm anonimitet përpos LDK-së që kërkoj të jetë menjëherë në rend ditë që ishte reaksion ndaj opozitës së ndjeshme por sido që të jetë kishim anonimitet. LDK kishte një reaksion për shkak të së kaluarës”.

Ai tha se jemi duke lëvizur dalë ngadalë, por sigurt në vendimmarrje të shtetit. Kuvendi të mos jetë për skena teatrale për të krijuar frustrime dhe shqetësime tek qytetarët.

Veseli ka folur edhe për vizitën e kryeministrit të Mali të Zi. Ai tha se pret konfirmim të marrëdhënieve fqinjësore në mes dy vendeve.

“Republika e Malit të Zi është ndër vendet e para që ka njohur Kosovën dhe që vota e Malit të Zi ka qenë pro subjektivitetit të shtetit të Kosovës”.

Ndryshe, me datën 8 shkurt do të ketë seancë plenare dhe asgjë nuk do të ketë të jashtëzakonshme./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit