Rusia intensifikon sulmet ajrore në Idlib

Mos i humb

Rusia ka intensifikuar sulmet ajrore kundër Idlibit në Siri, pas rrëzimit të avionit të saj luftarak Su-25.

Në një deklaratë të publikuar nga Ministria ruse e Mbrojtjes theksohet se po zhvillojnë sulme ajrore intensive në rajonin Idlib ku u rrëzua avioni luftarak rus.

“Sipas të dhënave paraprake si pasojë e sulmeve janë vrarë 30 militantë të cilët pretendohet se janë anëtarë të El-Nusra-s, si dhe janë publikuar videot në lidhje me sulmet ajrore të avionëve rusë në Idlib”, thuhet në deklaratë.

Ndërsa në anën tjetër, Viktor Vodolatskiy, një prej deputetëve të Dumas shtetërore të Rusisë, duke vënë në dukje se forcat speciale të regjimit në Siri kanë ndërmarrë një operacion në rajonin ku është rrëzuar avioni rus, tha se në këtë operacion ofrojnë mbështetje nga ajri edhe avionët e Forcave Ajrore të Rusisë.

Ministria ruse e mbrojtjes në një deklaratë ditën e shtunë njoftoi se një avion rus Su-25 ishte rrëzuar gjatë fluturimit në rajonin për pakësimin e tensioneve Idlib, ku dhe piloti kishte humbur jetën.

Sulmet e regjimit dhe të Rusisë kundër Idlibit

Në javën e fundit regjimi i Bashar al Asadit dhe avionët e Rusisë në Siri kanë vendosur në objektivat e sulmeve ajrore të tyre në rajonin për pakësimin e tensioneve Idlib, xhamitë, vendbanimet dhe kampet e refugjatëve, ku si pasojë në këto sulme kanë humbur jetën dhjetëra civilë.

Gjithashtu avionët luftarakë të Rusisë edhe në sulmet ajrore të ditës së djeshme kanë qëlluar një spital dhe tre xhami në Idlib. Nga sulmet në rajonin Kefrenbil dhe në fshatin Masaran humbën jetën 8 civilë dhe janë plagosur të paktën 40 të tjerë.

Rajoni për pakësimin e tensioneve në Idlib, është përballur me sulme të ashpra ajrore gjatë dy muajve të fundit, ku vetëm në muajin janar si pasojë e këtyre sulmeve kanë humbur jetën 211 persona dhe janë plagosur 1.447 të tjerë./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit