Dëmet/ Ish-deputetja e PD: Banorët e dëmtuar nga tërmeti në Spiten të Lezhës të harruar dhe në mëshirë të fatit

Mos i humb

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Lindita Metaliaj, ka publikuar disa foto, me anë të cilave tregon, situatën në të cilën ndodhen banorët e dëmtuar nga tërmeti në Spiten të Lezhës, të cilët sipas saj janë harruar në mëshirë të fatit. Metaliaj shprehet se qeveria duhet të lerë propagandën dhe të realitetin në të cilin përballen këta njerëz.

Postimi i plotë i Lindita Metaliaj:

Apeli per ndihme vjen edhe nga banoret e prekur nga termeti ne fshatin Spiten!

Fshatrat e Lezhes jane lene ne harrese nga pushteti vendor dhe qendror.Ne javen e katert pas termetit akoma nuk jane vleresuar banesat dhe demet e shkaktuara.Asnje ndihme ,as çader nuk na kane sjelle shprehet bashkeshortja e Pjeter Koles.Jemi 8 anetare ne familje,jetojme me frike ne shtepine e rrenuar ,pasi nuk kemi ku te shkojme.Kerkojme te pakten nje çader asgje me shume.Problematika te njejta kane edhe bashkefshataret e tjere ne kete fshat.Mjerimi migjenian eshte ulur kembekryq edhe ne familjen e vellezerve Pashk e Gjin Simoni.Floriani ,djali i Gjinit tregon tmerrin qe perjetuan naten e 26 nentorit.Ata jane detyruar te strehohen me djalin 1 muajsh ne çadren e sajuar me kashte dhe batanije. Braktisje,perbuzje dhe neglizhence kriminale nga qeveria e hajduterise dhe i semuri i surrelit.

Familja e Kujtim Kolthit po ashtu apelon per ndihme,pasi shtepia i eshte demtuar rende.

Skamje dhe varferi ekstreme ne Shqiperine e 2019-s.

Ky eshte realiteti ku banojne dhe jetojne banoret ne fshatrat e Lezhes!

Kerkohet nderhyrje e menjehershme per strehim,batanije,veshmbathje,ushqime ,ilaçe etj

Qeveria e paaftesise dhe e deshtimit duhet me urgjence te lere propaganden dhe te shohe realitetin !Pamjet flasin qarte! Degjojini vete hallet e tyre!’

 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit