Dëmet nga tërmeti, Ahmetaj inspekton kantieret e ndërtimit në Kavajë: Në fund të shtatorit hapim themelet për pallatet

Mos i humb

Ministri i Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj ka inspektuar sot nga afër kantierin e shtëpive të reja në Golem, një nga zonat më të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit.

Gjatë inspektimit ai u njoh me punën nga afër, ndërsa Ahmetaj tha se ritmi i ndërtimit të njësive individuale është shtuar.

“Deri në fund të këtij viti, një pjesë e familjeve që kanë humbur shtëpisë në 26 nëntor, do të futen në shtëpitë e tyre.

Do të festojnë Vitin e Ri në shtëpitë e tyre të reja. Po vijojmë me shkollat.

Me pallatet, do të hapim themelet në fund të shtatorit ose në tetor. Maxhoranca fokusohet tek rindërtimi, nuk është kusht, por ditë pune”,- tha Ahmetaj.

Puna për rindërtimin e banesave individuale ka nisur paralelisht edhe në njësitë e tjera, Luz, Helmas, Synej dhe në qytetin e Kavajës, ndërsa vijojnë me ritme të shpejta punimet për rindërtimin e infrastrukturës në dy zonat e reja zhvillimore, Kavajë dhe Golem.

#TiNukDoJeshKurrëVetëm❤RINDËRTOJMË 🤝 BASHKË TANIMË NË KANTIER EDHE SHTËPITË E REJA në Bashkinë e Kavajës🚧🏘🏡Ministri i Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj, në kantierin e shtëpive të reja në Golem, një nga zonat më të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit. Duam që këto familje ta presin Vitin e Ri nën çatinë re, me kushte shumë më të mira se ato që kishin para fatkeqësisë🤗👉 Puna për rindërtimin e banesave individuale ka nisur paralelisht edhe në njësitë e tjera, Luz, Helmas, Synej dhe në qytetin e Kavajës, ndërsa vijojnë me ritme të shpejta punimet për rindërtimin e infrastrukturës në dy zonat e reja zhvillimore, Kavajë dhe Golem, ku në fund të shtatorit do të hidhen edhe themelet e ndërtimit të pallateve të reja për afro 400 familje🏢🏗🟢 Aktualisht e gjithë zona e prekur është një kantier i madh pune, solidariteti, angazhimi historik të qeverisë shqiptare, për njerëzit dhe me njerëzit🤝

Gepostet von Edi Rama am Mittwoch, 19. August 2020
- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit