
Sekretari Amerikan i Shtetit, Pompeo ka ripërsëritur mbështetjen e SHBA-ve për Kosovën shtet i pavarur.
Ai, në takim me presidentin Thaçi i ka bërë ftesë Kosovës të shfrytëzojë momentin, që, siç ka thënë ai: “Të arrihet marrëveshja historike e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë”.
Ajo që bie në sy më së shumti në qëndrimin e State Departmentit është se SHBA-të nuk përmendin shkëmbimin e territoreve, por kërkojnë që Kosova ta tërhek taksën doganore ndaj prodhimeve të Bosnjes dhe Serbisë./KosovaPost/


