Deputetë të Kuvendit në hetim? Kreu i Prokurorisë së Përgjithshme: 12 çështje kanë shkuar në SPAK, por…

Mos i humb

Kreu i Prokurorisë së Përgjithshme Olsian Çela ka folur sot në komisionin e ligjeve lidhur me hetimin nga prokuroritë për ngjarjet e rënda kriminale.

“Hetimi i atentateve e ngjarjeve të rënda është një sfidë e vështirë se mjaft herë kryhen në kuadër të krimit të organizuar përmes përdorimit të personave që paguhen e kërkon angazhim në disa nivele të të gjithë njësive ligjzbatuese.

Sa herë ndodh një ngjarje ka një problem. A mund t’i parandalojmë? Edhe mundet. A duhet ti zbulojmë? Patjetër. Si operojnë prokuroritë? Në kontekstin që po flas duket sikur prokurorët nuk e bëjnë punën.

Për ngjarjet kriminale duhet të pranojmë që këto ngjarje janë prioritare e nuk mund te them që korrupsioni apo rastet e shpërdorimit të detyrës mund të kenë influencuar në zbulimin e ngjarjeve të tilla, nuk ka asnjë dokument apo të dhënë që të jetë bërë zyrtare nga një hetim që të tregojë përfshirje të prokurorëve apo OPGJ në fshehjen e zbulimit të autorëve të këtyre veprave penale”, tha ai.

Lidhur me hetimet për deputetët e Kuvendit, kreu i Prokurorisë së Përgjithshme ta se “sa i përket deputetëve janë të paktën 12 çështje që kanë shkuar për korrupsion zgjedhor në SPAK, por nuk mund të them sot ka apo nuk ka deputetë të përfshirë në korrupsion zgjedhor se ka lidhje me hetimet. Ndërkohë prokuroria e posaçme ka të dhënat e veta që lidhen me subjektet e posaçme apo veprën penale. Do ishte e pasaktë nëse sot u konfirmoja një të dhënë”

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit