Deputetët e Kosovës flasin për sigurinë në vend

Mos i humb

Deputet të Kuvendit të Kosovës e vlerësojnë të drejtë aksionin e sotëm të Policisë së Kosovës në Veri të vendit. Sipas tyre aksioni i sotëm në veri për kapjen e të dyshuarve në rastin “Ivanoviç” nuk mund të shihet arsye për ndryshimin e gjendjes në veri.

“Unë shpresoj që ky rast mos të jetë në rangun e rasteve të politizuara. Duhet t’i lemë Policinë dhe Drejtësinë të merret me to. Sidoqoftë është gjithmonë shpresëdhënëse rastet kur policia dhe organet e drejtësisë kanë suksesë, dhe intervenimi i sotëm lidhet me komunitetin pakicë në veri, rast ky që është keqpërdorur deri më tani” tha  Zenun Pajaziti, deputet i PDK-së duke hedhur poshtë mundësin e ndonjë eskalimi të situatës në veri të vendit.‘Mund të ketë devijime, por është kërkesë edhe e qytetarëve serb që të hetohen dhe dalin para drejtësisë gjithë ata që kanë kryer vepra të tilla” tha Pajaziti.

Kurse Muharrem Nitaj, nga radhët e AAK-së, tha se nuk shohim të ketë ndikim veprimi i sotëm me ndryshimin e situatës, edhe pse siç tha ai Serbia mund të bëjë përpjeke të tilla, por Institucionet e Kosovës nuk do lejojnë këtë situatë në territorin e Kosovës.

“Fjala është për një aksion legjitim të Policisë së Kosovës. Nuk dua të besoj që ky aksion është bërë për kalkulime çfarëdo qofshin ato. Nuk besojmë se situate do të del jashtë kontrollit, edhe pse mund të ketë përpjekje edhe nga qendra të ndryshme. Duket që Beogradi nuk po arrin të pajtohet me masën e marrë nga Qeveria e Kosovës dy ditë më parë dhe mund të ketë përpjekje për eskalim, por institucionet e Kosovës nuk do lejojnë një situatë të tillë në territorin e Kosovës” tha Muharrem Nitaj deputet i AAK-së.

Kurse Armend Zemaj deputet nga radhët e LDK-së, tha se aksioni i sotëm është një sinjal se drejtësia po vihet në vend në çdo cep të territorit të Kosovës, edhe pse pranoi se situata në Veri të Kosovës është më e ndjeshme por drejtësia do ta kryej punën e vet sipas ligjit dhe Kushtetutës së vendit.

“Shpresojmë që është diçka që e vë drejtësinë në vend. Situata në veri është më e ndjeshme, por drejtësia duhet të kryej punën e vet sipas ligjit dhe kushtetutës së Kosovës” tha Zemaj.

/Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit