
Kuvendi i Ukrainës ka vendosur me shumicë votash që t’ua heqë imunitetin nga ndjekja ligjore të gjithë deputetëve.
Ky ishte njëri nga premtimet e presidentit Volodymyr Zelenskiy në përpjekje për ta çrrënjosur korrupsionin.
Në Asamblenë e Përgjithshme të Parlamentit, u miratua me 373 vota nga 404 deputetë projektligji për heqjen e imunitetit për parlamentarët.
Sipas projektligjit të miratuar, deputetët do të mund të gjykohen pa lejen e parlamentit.
Ligji, i cili nuk përfshin ndjekjen penale të deputetëve për preferencat e tyre politike dhe fjalimet politike që nuk përmbajnë fyerje, do të hyjë në fuqi më 1 janar 2020.


