Deputeti britanik bën thirrje për hetime për vdekjen e Morsit

Mos i humb

Një deputet britanik ka bërë thirrje për hetim ndërkombëtar dhe të pavarur për vdekjen e ish-presidentit egjiptian, Mohamed Morsi.

Deputeti nga radhët e konservatorëve, Crispin Blunt, i cili kryesoi me Panelin për Rishikimin e Paraburgimit për Mohamed Morsin në vitin 2018, tha se Morsi “nuk ishte një i burgosur i zakonshëm” dhe se vdekja e tij përfaqëson “paaftësinë e qeverisë së Egjiptit për të mbrojtur të drejtat e të burgosurve”.

Deputeti e bëri të qartë se qeveria e Abdel Fatah el-Sisi-t e ka për obligim që të shpjegojë vdekjen e ish presidentit dhe duhet të llogaritet përgjegjëse për trajtimin që i është ofruar atij gjatë paraburgimit. Blunt gjithashtu bëri thirrje për një hetim për rastin e vdekjes së Morsit.

“Dr. Morsi nuk ishte një i burgosur i zakonshëm”, tha Blunt, duke shtuar se Mohamed Morsi u zgjodh president i Egjiptit në vitin 2012, dhe se “ai vdiq derisa ishte në paraburgim nga shteti egjiptian, aparatura e njëjtë shtetërore e cila me forcë është marrë nën kontroll nga ushtria egjiptiane në qershor të vitit 2013”.

“Vdekja e Dr Morsi-t gjatë paraburgimit përfaqëson paaftësinë e Egjiptit për të trajtuar të burgosurit në mënyrë të duhur sipas ligjit egjiptian dhe ndërkombëtar”, tha ai.

Blunt gjithashtu shpjegoi se sipas ligjeve të Egjiptit dhe ligjeve ndërkombëtare, paraburgimi i Morsit “mund të përmbushë pragun e torturës”, dhe se kushtet e paraburgimit të Morsit diheshin mirë nga të gjitha departamentet e qeverisë, andaj edhe vetë el-Sisi mund të llogaritet përgjegjës për krimin e torturës dhe përfundimisht vdekjes së tij.

Sipas deputetit britanik, qeveria e Egjiptit nuk lejoi një rishikim të pavarur të paraburgimit të Morsit e cila do të vlerësonte trajtimin që i bëhej atij nga autoritetet. Për më shumë, iniciativa e deputetit për të nisur një rishikim të pavarur ishte dënuar nga parlamenti egjiptian.

Trajtimi joadekuat mjekësor

Në vitin 2018, deputeti Crispin Blunt kryesoi me panelin e deputetëve dhe avokatëve dhe pas studimeve të gjera erdhi në përfundim se Morsi kishte “trajtim joadekuat mjekësor, veçanërisht menaxhim joadekuat me diabetin dhe menaxhim joadekuat me sëmundjen e mëlçisë” dhe se paraburgimi i tij ishte nën atë që e përcaktojnë standardet ndërkombëtare dhe mund të konsiderohej si trajtim mizor, jonjerëzor dhe degradues.

Paneli gjithashtu erdhi në përfundim se shkaku i kushteve mjekësore afatgjate dhe nivelit joadekuat të përkujdesjes ndaj Morsit, pritet përkeqësimi i shpejt i shëndetit të tij që mund të çojë në vdekje të parakohshme.

“Qeveria e Egjiptit ka përgjegjësi të sqarojë vdekjen e pafat të tij dhe patjetër të ketë përgjegjësi përkatëse për trajtimin e tij gjatë paraburgimit”, tha Blunt.

“Ne llogarisim se përgjegjësia për torturën nuk qëndron vetëm në pjesëmarrësit e drejtpërdrejtë por edhe tek përgjegjësit dhe ata që kanë pranuar në heshtje”, shtoi ai.

Ish-presidenti Morsi u bë lideri i parë i Egjiptit i zgjedhur në mënyrë demokratike kur u zgjodh në vitin 2012 dhe u largua nga detyra përmes një puçi ushtarak në vitin 2013, nga ministri i atëhershëm i mbrojtjes dhe më pas president i Egjiptit, Abdel Fattah el-Sisi.

Bashkë me mijëra persona të tjerë, Morsi u vendos në izolim dhe iu mohua trajtimi i nevojshëm mjekësor, andaj shëndeti i tij u përkeqësua shpejt gjatë viteve.

Që nga grusht shteti ushtarak i vitit 2013, regjimi ka shtypur të gjitha format e mospajtimeve dhe opozitës, duke arrestuar shumë mbështetës të Morsi-t, të Vëllazërisë Muslimane dhe ata që thjesht ishin kundër grusht shtetit, duke vrarë shumë të tjerë.

Regjimi në mënyrë sistematike ka torturuar shumë të burgosur politikë dhe u ka mohuar të drejtën për përfaqësim dhe gjykim të drejtë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit