Deputeti i PDK-së mbron Thaçin, “sulmon” opozitën

Mos i humb

Në seancën e jashtëzakonshme që po mbahet për bllokimin e Komisionit të Zgjedhjeve nga Presidenti, deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa, u ka bërë thirrje opozitës që t’i dërgojnë emrat e tyre në KQZ në bazë të kërkesë së presidentit.

“Opozita mendon që ëshë vetëm një fajtor, sepse nuk i marrin për detyrë ti kryejë  obligimet e veta. Si opozita si pozita duhet ti dërgojnë emrat. Opozita nuk është mirë me vajtu, por me krye punën e vetë. Presidenti ka kërkuar që secili grup t’i dërgoj emrat, andaj për mendim tim kisha bërë thirrje që secili grup nga thirrja e presidentit t’i dërgojë emrat”, u shpreh Beqa derisa shtoi se secili institucion duhet ta kryej obligimin e tij në harmonizim me kushtetutën, ndërsa më tutje tha se KQZ e ka fajin që është bërë ky bllokim brenda tyre.

“Është çështje e rëndësishme kjo që po diskutohet sot. Secili institucion duhet ta kryej punën e vet në harmonizmim me kushtetutën e vendit. KQZ e ka fajin e vet për bllokimin.Them kështu sepse puna në KQZ nuk është dashur të ndërpritet”, ka thënë Beqa.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit