Deputeti i PS “ngel në klasë” Komisionin e Prokurimit Publik: Nga përvoja që kam pasur…

Mos i humb

Deputeti socialist Fatmir Xhafaj u shpreh i pakënaqur me punën e Komisionit të Prokurimit Publik për vitin 2021.

Gjatë mbledhjes së Komisionit të Ligjeve ku i diskutua rezoluta për vlerësimin e veprimtarisë së Komisionit, ish ministri i Drejtësisë u shpreh se ky institucion nuk ka arritur të ngrihet në standardin që kërkohej.

“Do ta votoj pro megjithëse nuk kam mendim pozitiv për Komisionin e Prokurimit Publik. Nuk kam pasur dhe nuk kam.

Ishte një përpjekje shumë positive ndryshimi i ligjit dhe përpjekja për ti zgjedhur anëtarët jashtë influencës së Ekzekutivit, edhe si një produkt i votimit parlamentar.

Por besoj se Komisioni nuk ka arritur të ngrihet në standardin që është destinuar të punojë.

Edhe nga përvoja që kam pasur edhe nga sa e kam ndjekur vlerësimi im për komisionin nuk është pozitiv në tërësinë e tij”, u shpreh Xhafaj.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit