Deputeti iranian pretendon se në Qom nga koronavirusi kanë vdekur 50 persona

Mos i humb

Deputeti i parlamentit iranian nga Qom-i, Ahmad Amirabadi, pohon se në këtë qytet gjatë dy javëve të fundit, si pasojë e llojit të ri të koronavirusit (Covid-19) kanë vdekur 50 persona (AA).

“Dy javët e fundit në Qom për shkak të Covid-19 kanë vdekur 50 njerëz”, tha Amirabadi në adresimin e anëtarëve të parlamentit duke kritikuar ashpër punën e ministrit të Shëndetësisë, Saeed Namaki, lajmëron agjencia e lajmeve ILNA. 

Amirabadi pohoi se virusi në Qom është evidentuar para tre javëve, ndërsa vonë është dërguar njoftimi zyrtar.

Ai konsideron se në Qom nuk janë marrë masa të mjaftueshme në luftën kundër përhapjes së koronavirusit.

“Situata në Qom nuk është e mirë. Personeli mjekësor që është në kontakt me pacientët e infektuar nuk vesh kostume të posaçme për t’u mbrojtur kundër infeksionit. Stafi mjekësor iu afrohet pacientëve me frikë. Ata nuk kanë pajisje adekuate për të zbuluar sëmundjen. Në shumë barnatore nuk kanë as maska”, pohoi Amirabadi.

Amirabadi njëkohësisht pohon se në Qom në karantinë gjenden 250 persona.

Më herët, Namaki në një raport të paraqitur në parlament tha se 12 persona kanë vdekur nga infeksioni i koronavirusit në Iran, ndërsa i të infektuarve rritur në 47.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit