Deputeti Selmanaj rrëfen një përjetim të dhimbshëm në Kuvendin e Kosovës

Mos i humb

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Rasim Selmanaj, në foltoren e Kuvendit shpalosi një përjetim të dhimbshëm gjatë rrugëtimit të tij drejt burgut të Dubravës, atje ku edhe ndodhi masakra më e madhe në vend.

Përmes këtij fjalimi ai kujtoi një përjetim të dhimbshëm gjatë transferimit të tij nga burgu i Nishit drejt burgut të Dubravës, ku gjatë udhëtimit me autobus, në karrige ishte i ulur me njëri prej nxënësve të tij.

“Nga burgu i Nishit, në hypën në një autobus për të na transferuar përsëri në burgun e Budravës. Të ulur dy nga dy në ulëset e autobusit me pranga në duar, per koeçidenc, i ulur isha më nxënësin tim që dikur i kisha dhënë mësim. Por, kësaj here ne nuk po flisnimi për orët tona të mësimit, por për mbijetesën tonë. Kjo masakër u krye me urdhërin e Qeverisë së Serbisë”, tha Selmanaj.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit