Deputeti turk: Gjermania të ndërmarrë aksione kundër PYD/PKK-së

Mos i humb

Një ligjvënës i lartë nga partia qeverisëse në Turqi, Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti ) u ka bërë thirrje autoriteteve gjermane të ndërmarrin masa kundër mbështetësve të organizatës terroriste PYD/PKK.

“Është detyrë e qeverisë federale për të garantuar sigurinë e komunitetit muslimano-turk të Gjermanisë dhe institucionet e tyre”, tha Mustafa Yeneroğlu, në një deklaratë me shkrim.

Mbështetësit e PYD/PKK-së sulmuan xhamitë me gurë dhe shishe të mbushura me bojë, dhe ata vandalizuan ndërtesat, ku shkruan parulla pro-PKK-së dhe kërcënuan me dhunë të mëtejshme.

Yeneroglu kritikoi ashpër qeverinë dhe politikanët gjermanë për shkak të reagimit të tyre të dobët ndaj dhunës së fundit nga simpatizantët e PYD/PKK-së. “Duhet ta dimë se kjo heshtje do të inkurajojë autorët dhe do t’i motivojë për sulme të reja të dhunshme”, tha Yeneroglu.

Të hënën e kaluar, simpatizantë të grupit terrorist PYD/PKK sulmuan disa qytetarë turq në aeroportin e Hannoverit.

PKK që nga viti 1993 është ndaluar në Gjermani, por ende është aktive me rreth 14 mijë pasues në mesin e popullsisë migrante kurde të vendit. Turqia ka kritikuar vazhdimisht partnerin e NATO-s Gjermaninë për mosmarrjen e masave serioze kundër PKK-së, e cila përdor vendin si një platformë për ngritjen e fondeve, aktivitetet e rekrutimit dhe propagandës.

Gjermania ka një komunitet turk prej 3 milionë banorësh, shumica e të cilëve janë shtetas të gjeneratës së tretë dhe të dytë të Gjermanisë me origjinë turke, gjyshërit e të cilëve u zhvendosën në këtë vend gjatë viteve 1960./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit