Forcat irakiane sot filluan operacione të reja ushtarake që synojnë gjetjen dhe neutralizimin e celulave terroriste të DEASH-it në provincën lindore Diyala.
“Forcat ushtarake të mbështetura nga luftëtarët Hashd al-Shaabi kanë nisur një operacion të madh të sigurisë kundër mbetjeve të DEASH-it në distriktin Azim të Diyala-s 60 kilometra në veri të Baqubah,” tha për AA, kapiteni Habib al-Shimar.
“Forcat e sigurisë kanë gjetur dhe arrestuar një numër të madh të individëve të kërkuar dhe konfiskuan armë të palicencuara,” tha al-Shimar.
Dhjetorin e kaluar, zyrtarët irakianë njoftuan se prania ushtarake e DEASH-it në vend ishte e shpërbërë.
Megjithatë, autoritet frikohen se grupi ende mban “celula në heshtje” në disa pjesë të caktuara të vendit./Rtv islam/


