Deputetja e Vetëvendosjes, thirrje për unitet

Mos i humb

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Besa Baftiu, përmes një shkrimi në rrjetin social facebook ka thënë se për situatën e krijuar në Vetëvendosje duhet të shqetësohen e të brengosen të gjithë, e jo sikurse disa që po e bëjnë të kundërtën.

Për më tepër, Baftiu ka bërë thirrje për unitet brenda Lëvizjes.

Ja postimi i plotë i saj:

Në një situatë ku nga Lëvizja Vetëvendosje japin dorëheqje kryetari, nënkryetari dhe antarë tjerë të kryesisë, secili aktivist i cili ja do të mirën organizatës duhet të jetë i shqetësuar dhe i brengosur për këtë dhe do të duhej që të angazhohej në çfardo mënyre që të bëjnë ftesë për unitet, e jo sikurse disa që me shkrimet e tyre po e bëjnë të kundërtën!

Lëvizja duhet të jetë e bashkuar sepse kështu ështe më e fortë dhe ështe e vetmja shpresë për qytetarët! Kemi obligim ndaj qytetarëve të cilët janë të shumtë që e kërkojnë një gjë të tillë.

Ja vetëm njëri nga mesazhet që më kanë dërguar shumë qytetarë:

”Keni qenë dhe jeni shpresa e vetme për popullin. Kujtoni vuajtjet, kujtoni vëllezërit Dehari, kujtoni të burgosurit, kujtoni kërcënimet dhe rreziqet e Lëvizjes gjatë qeverisjes në Prishtinë.
Mos lejoni që inatet personale dhe kokëfortësia të ju ndajnë.
Për të mirën e përpjekjeve dhe mundimeve që i keni kaluar së bashku, ju lutem mos u ndani por bëhuni edhe më të bashkuar.
Mos ja humbni popullit edhe shpresën e fundit”./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit