UNICEF: Konflikti në Etiopi mund t’i ndajë 14 mijë fëmijë nga familjet e tyre

Mos i humb

Gjatë vitit të kaluar, përplasjet mes dy komuniteteve kufitare në rajon kanë lënë qindra të vdekur ndërsa dhjetëra mijëra janë detyruar të lëshojnë shtëpitë e tyre.

“Ka të dhëna se nga 84.659 të zhvendosur brenda vendit, fëmijë të moshës shkollore aktualisht nuk kanë qasje në asnjë shërbim arsimor në rajonet Oromia dhe Somali”, tha UNICEF në një deklaratë me shkrim, duke shtuar se 120 mijë fëmijë nën moshën 5 vjeçare dhe 20 mijë gra shtatzëna kanë nevojë për shërbim urgjent të të ushqyerit.

UNICEF tha se nevojiten 2.9 milionë dollarë për edukimin e fëmijëve të moshës shkollore me arsim fillor, ndërsa një shtesë prej 2.9 milionë dollarë të tjera nevojiten për vaksina, barna emergjente, logjistikë dhe mbështetje teknike shëndetësore për të zhvendosurit e brendshëm.

Për më tepër, 2.6 milionë dollarë nevojiten për nevojat e të zhvendosurve të moshës nën 5 vjeç dhe 2.400 grave shtatzëna.

“Deri në dhjetor të vitit 2017, situata e përgjithshme e sigurisë përgjatë kufirit të këtyre dy rajoneve mbetet e paqëndrueshme dhe e paparashikueshme”, theksoi UNICEF.

Gjatë dy viteve të fundit, Etiopia është sfiduar nga protestat vdekjeprurëse anti-qeveritare në rajonet më të mëdha Oromia dhe Amhara, përveç përleshjeve etnike që u ndezën përgjatë zonave kufitare të rajoneve Oromia dhe Somali./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit