Deputetja Ulliri kërkon ndërhyrje me investime në Fushë-Krujë

Mos i humb

Deputetja e Partisë Demokratike Andia Ulliri dorëzoi sot në Kuvendin e Shqipërisë kërkesën për informacion mbi situatën urgjente në lidhje me kushtet e mjerueshme të Qendrës Shëndetësore “Idriz Tali”, në Fushë-Krujë.

Përmes një deklarate të bërë nga kryesia e Kuvendit, deputetja Ulliri tha se i është drejtuar me anë të një shkrese Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për domosdoshmërinë e investimit në këtë qendër shëndetësore për të përmirësuar infrastrukturën dhe mundësimin e pajisjeve mjekësore të reja.

Ajo theksoi se ka mangësi të konsiderueshme në infrastrukturën e Qendrës Shëndetësore, mangësi që sipas saj, paraqesin pengesa të mëdha për ofrimin efikas të shërbimeve thelbësore të kujdesit shëndetësor, duke ndikuar në mënyrë kritike në mirëqenien e qytetarëve të zonës.

Andia Ulliri është deputete përfaqësuese e zonës.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit