Deri në vitin 2025: Gjermanët, gati taksinë fluturuese (video)

Mos i humb

Kompania gjermane Lilium nga Mynihu ka paraqitur modelin e një taksie fluturuese me pesë vende.

Lilium Jet është pjesë e shërbimit të taksive fluturuese që kompania gjermane pretendon të jenë plotësisht operacionale në qytete të ndryshme anembanë botës deri në vitin 2025.

Një taksi elektrike fluturuese mund të shkojë deri në 300 kilometra në vetëm 60 minuta.

Është planifikuar që sigurimi i këtij transporti nga të interesuarit të bëhet me anë të një aplikacioni në smartphone, dhe është interesante që ky shërbim nuk do kushtojë më shumë si ai klasik me taksi të zakonshme.

“Sot kemi bërë një hap të madh. Ëndrra jonë është një botë në të cilën të gjithë të mund të fluturojnë kudo që dëshirojnë”, tha bashkë-themeluesi dhe drejtori ekzekutiv i Lilium, Daniel Wiegand.

Konkurrentë ndaj gjermanëve janë kompani shumë të fuqishme globale, duke përfshirë Uber, e cila po bashkëpunon me NASA-n për të nisur një shërbim fluturues të përbashkët në vitin 2023. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit