“Në çdo rast tjetër nuk ekziston asnjë akt, shkresë, dokument, urdhër për ligje dhe akte nënligjore, nga Ilir Meta në detyrat e tij si zv.kryeministër as ministër i ekonomisë, përfshirë këtu edhe DIA edh CEZ.
Isha si një person që ka dijeni për rrethana të caktuara. U pyeta për detaje të ndryshme të cilat nuk kanë asnjë rëndësi.”, tha ai.
Mes të tjerash Meta tha se; “Dua të theksoj se asnjë akt, shkresë, dokument, nga ana e Ilir Metës në pozitat e tij, në interes të askujt.
Kjo është çështje që diktohet politikisht nga Rama për të shmangur vëmendjen e tij nga skandalet e përditshme dhe për të spostuar vëmendjen në thashetheme që janë të 14 apo 15 vite më parë.”.