Dëshmon në gjyqin kundër trafikantit të njohur botëror, “tradhton” babanë dhe gjithë grupin

Mos i humb

Në gjyqin ndaj trafikantit të njohur global El Chapo ka dëshmuar Vicente Zambada Niebla, djali i personazhit të errët të botës së krimit në Meksikë, Ismael Zambada García, udhëheqës në kartel droge. Z. Zampata që ka dëshmuar sot, se qysh i vogël ishte futur në rrjetin e kartelit.

Por këtë të enjte, djali i një prej kapove më të njohur të Meksikës në trafikun e drogës, princi i kartelit, tradhtoi babanë. Ai ka dëshmuar për thuajse 5 orë detaje nga mënyra sesi funksiononte karteli i famshëm meksikan. Ai tregoi gjithçka për kartelin e lëndëve narkotike: rrugët e kontrabandimit të drogës, skemat e pastrimit të parave, luftërat e përgjakshme, dhe miliona dollarë të dhëna si ryshfet. Z. Zambada kur foli, dukej se ishte një person dikur “i brendshëm” e se dinte si ka funksionuar gjithçka aty.

Guzman, trafikant droge nga Meksika, që është ekstraduar në SHBA dhe po gjykohet në Nju Jork, është “tradhtuar” nga së paku 7 vetë, të cilët që të gjithë kanë treguar në lidhje me “perandorinë e drogës” që ai kishte ngritur. Zambada, veshur me rroba burgu ngjyrë blu, sapo ka hyrë në sallë i ka dhënë një buzëqeshje të sigurt Guzmanit.

Ai mbërriti në gjykatë nën cilësinë e dëshmitarit në orën 10.00. Ai më pas menjëherë ka bombarduar me rrëfime Guzmanin dhe babain e tij (i cili ndodhet në arrati), duke treguar sesi ata kontrollonin “perandorinë” , ku kishte makina, trena, aeroplanë dhe nëndetëse – madje edhe në një kamion, shkruajnë mediat e huaja.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit