Të shtëna e armë në Los Angeles, raportohen shumë viktima

Mos i humb

Të shtëna me armë janë dëgjuar mëngjesin e së shtunës në një rrugicë biçikletash në Torrance të Kalifornisë.

Departamenti i Policisë së Torrance tha në një postm në Twitter se nga të shtëna e qëlluara ka pasur viktima të shumta, por nuk dihet ende numri i saktë.

Të shtënat ndodhën në zonën e lojrave Gable House Bowl.

Policia u ka kërkuar njerëzve të qëndrojnë larg vendit të ngjarjes.

Nuk dihet ende motivi apo kush fshihet pas ngjarjes së rëndë.

Një dëshmitar tha për  Los Angeles Times tha se u fsheh për 15 minuta pas një banaku kur dëgjoi të shënat me armë zjarri.

“Ne dëgjuam një përleshje të madhe përpara të shtënave. Vrapuam drejt banakut që të mbuloheshim,”-rrëfeu Jezusi Perez, duke treguar se dëgjoi rreth katër të shtëna armësh.

Torrance është një qytet bregdetar rreth 32 kilometra larg Los Anxhelosit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit