“Dështimi i anëtarësimit në INTERPOL është goditja e radhës që e merr Kosova”

Mos i humb

Deputeti i Alternativës, Ilir Deda pas dështimit të pranimit të Kosovës në INTERPOL, ka reaguar, duke e quajtur këtë edhe një goditje për Kosovën.

Siç shkruan ai, nuk i bënë nderë asnjë vendi që votoi kundër që Kosova të mbetet jashtë rrjetit global për luftimin e krimit.

Postimi i plotë i Ilir Dedës:

Dështimi i anëtarësimit në INTERPOL është goditja e radhës që e merr Kosova, pas debaklit për anëtarësim në UNESCO.

Nuk i bën për nder asnjë vendi që votoi kundër që Kosova të mbetet jashtë rrjetit global në luftë kundër krimit, sidomos vota kundër e vendeve anëtare të Bashkimit Europian.

E për vendimmarrësit tanë, më mirë ka qenë të tërhiqemi nga gara nëse është ditur që nuk ka përkrahje të mjaftueshme, se sa të kemi dështim të tillë. Tash ky dështim do të shfrytëzohet nga zërat brenda e jashtë Kosovës për “korrigjim të kufijve” dhe për çfarëdo marrëveshje me Serbinë./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit