Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka reaguar pas dësahtimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, për shkak se deputetët nuk e kanë votuar raportin e Komisionit për verifikimin e mandateve.
Kurti në një postim në Facebook shprehet se ky është një sulm brenda institucional kundër Republikës së Kosovës dhe zgjedhjeve demokratike, teksa shtoi se kjo është një situatë e paparë në Kosovë.
“Deputët e opozitës PDK, LDK, Lista Serbe dhe AAK sot votuan kundër raportit të komisionit për verifikimin e mandateve. Në një votim krejt formal e teknik që bazohet në dokumentacionin e KQZ-së, ata u rebeluan kundër betimit të deputetëve dhe konstituimit të legjislaturës së nëntë. Ky është sulm brenda institucional kundër Republikës së Kosovës dhe zgjedhjeve demokratike. Kjo është situatë e paparë në shtetin tonë e shumë më gjerë. Ne qeverisim mbarë e mirë, këta lanë nam e bëjnë lajm të keq për shtetin tonë. Se janë kundër qeverisë e Republikës dihet, por se janë edhe kundër vetvetes, këtë e mësuam sot”, shkruan Kurti.
Ndërkohë kujtojmë se deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk e kanë votuar raportin e Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve dhe kuorumit gjë që solli dështimin e seancës.