Dështon mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, opozita e gatshme për rrëzimin e Qeverisë

Mos i humb

Ka dështuar mbledhja e Kryesisë së Kuvendit pas bojkotimit të mbledhjes nga LDK dhe VV. Anëtari i Kryesisë, Avdullah Hoti tha se nuk mund të ftohet seanca me koalicion të pakicës.

“Nuk mund të ftohen seancat e kuvendit ndërkohë që të gjitha pikat nga shtatori i vitit të kaluar janë në një senacë maratonike . Nuk ka kuptim që të thirren seanca të tilla. Ne shprehim qëndrimin që jemi të gatshëm të ulemi ta, dhe të diskutojmë si t’a nxjerrim vendin nga kjo krizë. Dhe ajo është që të ulemi dhe të caktojmë datën e zgjedhjeve”, tha Hoti.

Ndërsa, Albukena Haxhiu nga VV tha se zgjidhja e vetme për të tejkaluar krizën janë zgjedhjet. Ajo ka kërkuar që qysh nesër të dorëzohet mocioni për rrëzimin e qeverisë.

“Zgjidhja e vetme janë zgjedhjet. Opozita nuk pranon që të vazhdoj kinse nuk ka ndodhur asgjë edhe për kundër skandaleve edhe përkundër vendimeve politike. Qysh nesër të dorëzohet mocioni për rrëzimin e qeverisë pavarësisht a i kemi 61 firma apo jo. Zgjedhjet janë e vetmja mundësi për të dal nga kriza”, tha Haxhiu.

Shqipe Pantina, nga PSD ka doëzuar nënshkrimet për mocionin e rrëzimit të qeverisë ku bëri të ditur se PSD i ka të gatshme 12 nënshkrime. Kurse, nënkryetari i Kuvendit të Kosovës Xhavit Haliti tha se opozita në kundërshtim me kushtetutën dhe rregullat e kuvendit nuk po dëshirojnë ti kryejnë detyrat e tyre.

“Ata janë të obliguar që t’i kryejn detyrat e veta. Përfaqësues të LDK lëshuan mbledhjen dhe nuk pati pamundësi të kuorumit”, tha Haliti.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit