Dështon seanca e jashtëzakonshme

Mos i humb

Kuvendi i Kosovës ka mbyllur seancën e jashtëzkonshme, ku  pritej të diskutohej lidhur me dështimet dhe skandalet në politikën e jashtme të Republikës së Kosovës.

Kjo erdhi si shkas pas konsultës së nënkryetarit me shefat e grupeve parlamentare, të cilët e parapanë që mos të mbahet kjo senacë pasi ministri i jashtëm nuk është prezent dhe kjo senacë  të shtyhet për javën e ardhshme.

Shefi i grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, propozoi që seanca të shtyhet për javën e ardhëshme pasi ka mungesë të koalicionit qeverisës.

“Në mungesë të plotë të kolalicionit qeverisës, ne propozojmë që kjo seancë të mbahet në javën e ardhshme”, tha Hoti.

Ndërkaq Shefi i grupit Parlamentar të PDK-së,Memli Krasniqi, tha se ministri duhej që domosdoshëmisht të ishte prezent në këtë seancë.

“Ministri i Jashtësm duhej të ishtë i pranishëm në këtë seancë.Meqënse nuk është prezent të caktojmë një datë tjetër të javës së ardhshme”, tha Krasniqi.

Më tutje, deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, u shpreh e pakënaqur me mosprezencën e Pacollit i cili mungon që gjashtë muaj në ftesat që iu bëhen për pjesëmarrje në senancë.

“Ky debat është ftuar me 6 nëntor, ministri i punëve të jashtme e ka ditur se kur do të mbahet dhe nuk është prezent. Pacolli që gjashtë muaj mungon në ftesat që iu bëhen” shtoi Haxhiu.

Ndërkaq, Shefi i grupit parlamentar të PSD-së, Dardan Sejdiu, e sheh si të pa arsyeshme mosprezencën e qeverisë pasi që data është caktuar me herët dhe të gjithë kanë qenë në dijeni për këtë.

“Evidente nga kërkesa që kem të bëjmë më një qeshtje që propozuesi i senacës e sheh si të jashtëzakonshme, hapat janë përmbushë, data është caktu dhe është e palogjikshme se qysh qeveria nuk është prezent sot këtu.Pajtohem se nëse kryeministri është në vend ai duhet të jetë në seancën e jashtëzakonshme, të definohet data e radhës por të mos jemi të ngurt për datën e propozuar që të kemi qeverinë këtu”, u shpreh Sejdiu.

Më tutje Shefi i grupit Parlamentar të AAK-së, Ahmet Isufi, tha se dy institucionet kryesore në vend duhet të kordinohen në mes vete dhe ta caktojnë një datë tjetër ku të marrin pjesë të gjithë.

“Në mbedhjen e qeverisë së Kosovës është diskutuar që kjo seancë të mos mbahet dhe të shtyhet për shkak se ministrini jashtëm nuk është. Kurdo që Kuvendi cakton se kur do të mbahet kjo seancë ne do të jemi të pranishëm. Komunikimi Qeveri-Kuvend duhet të jetë i rregullt që sipas njoftimit të arystohen veprimet e jo të dështoj senaca”, u shpreh Isufi.

Ndërkaq edhe  shefi i grupit parlamentar të Nismës , Bilall Sherifi, ishte i njëmendjes që seanca të shtyhet për një datë tjetër.

“Ne mbështesim shtyrjen e kësaj senacë për një datë tjetër”, tha Sherifi./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit