Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit e cila ishte paraparë të mbahej sot është shtyrë për një ditë tjetër.
Kështu ka njoftuar Kuvendi përmes një njoftimi për media, duke mos dhënë arsyet se përse ndodhi kjo.
“Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës, e paraparë për sot në orën 11:00, shtyhet për një ditë tjetër”, thuhet në njoftim.
Kujtojmë se edhe javën e kaluar mbledhja nuk është mbajtur dhe anëtarët e kryesisë ishin pajtuar që e njëjta të mbahej sot.
Ndryshe ka më shumë se dy javë që Kuvendi i Kosovës nuk ka mbajtur seancë.


