Ishte kthyer në “makth” për banesat dhe bizneset, pranga hajdutit në Tiranë

Mos i humb

Një 18-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës pasi akuzohet për disa vjedhje në kryeqytet gjatë dy muajve të fundit.

I riu akuzohet se ka vjedhur një dron në një firmë ndërtimi. Po ashtu policia ka dokumentuar edhe 6 vjedhje të tjera nga F.D, që tashmë ndodhet i arrestuar.

Policia po vijon punën për kapjen e bashkëpunëtorëve të tij. Ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

“Vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve, identifikimin, kapjen dhe vënien para përgjegjësisë të autorëve.  Arrestohet në flagrancë autori i dyshuar i vjedhjes së një droni në një firmë ndërtimi. Zbardhen dhe dokumentohen edhe 6 vjedhje të tjera që dyshohen se janë kryer nga ky shtetas, gjatë 2 muajve të fundit në qarkun e Tiranës.

Në vijim të punës për zbardhjen e vjedhjeve të ndodhura më parë, identifikimin, kapjen dhe vënien para përgjegjësisë të autorëve, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 bënë arrestimin e shtetasit F. D., 18 vjeç. Gjatë kontrollit fizik këtij shtetasi iu gjet dhe iu sekuestrua një dron i vjedhur në një firmë ndërtimi, gjatë orëve të para të mëngjesit të ditës së djeshme.

Nga veprimet e para hetimore të kryera rezulton se ky shtetas dyshohet të jetë bashkautor dhe i 6 vjedhjeve të tjera, të ndodhura gjatë muajve tetor dhe nëntor, konkretisht:

Më datë 11.10.2021, në rrugën “Abdyl Frashëri”, Tiranë, dyshohet se ka vjedhur një shumë parash në një qendër estetike;

Më datë 29.10.2021, në rrugën “Pjetër Bogdani”, Tiranë, dyshohet se ka vjedhur një laptop në një qendër kursesh;

Më datë 30.10.2021, në rrugën “Marco Boçari”, Tiranë, dyshohet se ka vjedhur një shumë parash në një qendër estetike;

Më datë 30.10.2021, në rrugën “Andon Zako Çajupi”, Tiranë, dyshohet se ka vjedhur një shumë parash në një qendër fizioterapie;

Më datë 31.10.2021, në rrugën “Vaso Pasha”, Tiranë, dyshohet se ka vjedhur një shumë parash në një qendër estetike;

Më datë 04.11.2021, në rrugën “Pjetër Bogdani”, Tiranë, dyshohet se ka vjedhur një shumë parash në një restorant. 

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e bashkautorëve të tjerë të këtyre vjedhjeve. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale”, njofton policia.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit