Detajet nga vrasja në Kosovë: Çifti kishte 3 fëmijë

Mos i humb

Një grua 45-vjeçare është vrarë në mëngjes në Pejë, dyshohet nga bashkëshorti i saj.

Ajo ishte duke pirë kafenë e mëngjesit të shoqëruar nga një cigare kur bashkëshorti e ka qëlluar pas kokës me armë zjarri.

Ai më pas ka lajmëruar policinë të cilët e kanë arrestuar dhe i kanë konfiskuar armën.

Edhe në vitin 2021 gruaja kishte raportuar bashkëshortin për dhunë në familje. Tv Klan mëson se gjykata i kishte vendosur 400 Euro gjobë për rastin.

Çifti mësohet se kishte tre fëmijë.

E ndjera për më shumë se 20 vjet kishte punuar si asistente e stomatologut ne një nga qendrat e mjekësisë familjare në Pejë.

Kjo është vrasja e dytë e grave brenda 5 ditësh.

Të premten e kaluar një 21-vjeçare u vra nga ish-bashkëshorti i saj në Ferizaj.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit