Dhanë certifikata pronësie në zonat bregdetare/ Gjykata merr vendimin për tre zyrtarët e Kadastrës së Sarandës

Mos i humb

Gjykata e Apelit në Gjirokastër ka lënë në burg tre punonjësit e Kadastrës së Sarandës, të arrestuar më 24 mars për shpërdorim detyre.

Bëhet fjalë pë A Dhima, 34 vjeç, ish drejtor i ASHK Sarandë, V Lango, 37 vjeç, përgjegjës i Sektorit të Hartografisë dhe dy hartografët pranë ASHK Sarandë të identifikuar si S Braho, 32 vjeç dhe E Ymeri, 37 vjec.

Të katër zyrtarët u ndaluan javën e kaluar gjatë operacionit “Heshtja 2”, ndërsa është shpallur në kërkim edhe Kozeta Statha që mbante pozicionin e drejtores deri para një viti.

Katër zyrtarët dhe ish zyrtarët, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë shpërdoruar detyrën duke pajisur në mënyrë të kundërligjshme, me certifikata pronësie, disa shtetas, për pasuri, tokë dhe prona, në zonat bregdetare të qytetit të Sarandës dhe të Ksamilit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit