Dhjetëra të vrarë, mijëra të plagosur në protestat në Irak

Mos i humb

Të paktën 30 persona kanë humbur jetën dhe mbi 2.000 të tjerë janë plagosur në Irak në protestat antiqeveritare në afërsi të Zonës së Gjelbër në Bagdad.

Në një kumtesë të Komisionit të Lartë të Irakut për të Drejtat e Njeriut thuhet se njerëzit kanë humbur jetën pas përleshjeve mes protestuesve dhe forcave të sigurisë.

Nga përleshjet gjithashtu mbetën të plagosur të paktën 2.047 persona, duke përfshirë edhe pjesëtarë të forcave të sigurisë. Shumica e të plagosurve ishin ankuar nga gazi lotësjellës.

Sipas burimeve të sigurisë, autoritetet në Irak kanë shpallur orë policore në Basra, Wasit, Muthanna, Babil, Diwaniya dhe Dhi Qar.

Gjatë muajit të kaluar, në Irak u mbajtën protesta masive kundër korrupsionit, si pasojë e të cilave qindra persona humbën jetën. Qeveritë e njëpasnjëshme të Irakut nuk kanë arritur t’i japin fund nepotizmit dhe korrupsionit, ndërkohë qeveria aktuale lufton për t’i dhënë fund keqmenaxhimit të fondeve publike.

Sipas shifrave të Bankës Botërore, Iraku ka një shkallë të lartë të papunësisë së të rinjve, përkatësisht rreth 25 për qind. Po ashtu Iraku renditet si vendi i 12-të më i korruptuar në botë nga disa organizata të transparencës.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit